Luciano Spalletti, mbrëmje ‘e çmendur’; zihet me tifozin dhe ‘i jep shpullë’ Opendës
arcelona përjetoi një mbrëmje të çmendur në Pragë në ndeshjen e javës së 7 të Ligës së Kampioneve pavarësisht temperaturave shumë të ulëta të motit. skuadra katalanase iu imponua Slavias duke e mundur me rezultatin 4-2 në një ndeshje që nuk ishte shumë e lehte dhe ku lajmi më i keq për Flick ishte dëmtimi i Pedrit.
Slavia e Pragës e nisi shumë mirë ndeshjen teksa shënoi në minutën e 10 me Kusej, por Barcelona reagoi dhe arriti të përmbysë rezultatin duke marrë kryesimin në 2-1 me dygolëshin e Fermin Lopez që shënoi në minutat 34 dhe 42. Por një autogol i pabesueshëm i Leëandoëskit në minutën e 44 bëri që Slavia të barazojë në 2-2. Megjithatë në pjesën e dytë Barcelona shënoi edhe dy herë me Dani Olmon në minutën e 63 dhe Leëandoëskin në të 70 me polakun që korrigjoi gabimin e tij dhe ndeshja u mbyll 4-2 për Barcelonën që ngjitet në 13 pikë dhe në vendin e 9 të klasifikimit
Bayerni i Mynihut nuk gaboi në ndeshjen me Union Saint-Gilloise të cilin e mundi 2-0 dhe shkon në 18 pikë duke u ngjitur në vendin e dytë të renditjes duke hipotekuar kualifikimin direkt në 1/8 e finaleve. Bavarezëve iu mjaftoi një pjesë e dytë e mirë për të marrë maksimumin në këtë përballje. Njeriu i ndeshjes për skuadrën e Vincent Kompany u bë Harry Kane që në harkun e vetëm 3 minutave(52’ e 55’) e çoi rezultatin në 2-0 për Bayernin që për më tepër mbeti me 10 lojtarë për shkak të ndëshkimit me karton të kuq të Kim. Union Saint Gilloise nuk përfitoi nga superioriteti numerik, përkundrazi, ishin sërish bavarezët që kërkuan golin dhe në minutën e 81 e patën shansin me një penalli, por Harry Kaneë e shpërdoroi duke e përplasur topin në shtyllë. Kështu Bayerni i bashkohet Arsenalit për në 1/8 e finaleve
Liverpool shfaq forcën e saj në Velodrome duke mposhtur Olympique Marseille me rezultatin e pastër 3-0 duke shkuar në kuotën e 15 pikëve. Liverpooli e nisi vrullshëm duke gjetur shumë shpejt golin me Ekitike, por që u anulua për pozicion jashtë loje. Gjithsesi skuadra e The Reds arriti të zhbllokojë rezultatin në fundin e pjesës së parë me Dominik Szoboszlai që ekzekutoi në mënyrë fantastike një goditje dënimi. Skuadra marsejeze u përpoq të reagojë, por në minutën e 72, Liverpool iu dha një tjetër goditje me Frimpong që pas një këmbëngulje gjeti devijimin e portierit Rulli në portën e tij. Në minutën e 92, Gakpo mbylli përfundimisht llogaritë e sfidës duke fiksuar rezultatin 3-0 për Liverpoolin që tani e sheh veten në vendin e 4-t, ndërsa Marseille mbetet me 9 pikë dhe është në garë për një vend në playoff.
Top Channel