Kjo e mërkurë e raundit të 7 të Phase League të Champions League ka një rëndësi të madhe për Juventusin që nuk dëshiron të përsërisë gabimet e Interit dhe Napolit. Juventus do të përballet me Benfican e Mourinhos për të shkuar në 12 pikë dhe për të hipotekuar kualifikimin për në playoff.

JUVENTUS-BENFICA, SPALLETTI SFIDON MOURINHO

Juventus-Benfica është edhe sfida mes Spallettit dhe Mourinho. Dy trajnerët që janë ngacmuar në distancë mes tyre do të vihen sërish përballë njëri-tjetrit pas përballjeve që përjetuan në Serie A në pankinat e Romës dhe Interit e Napolit e Romës në një etapë të dytë. Portugezi i ka dhënë një drejtim Benficas në Evropë me 2 fitore radhazi dhe tani shpreson të hyjë në garë për playoffin me një tjetër arritje të madhe në Allianz Stadium pas asaj të sezonit 2018/19 kur ishte në stolin e Manchester United. Juventus nga ana e tij ka 9 pikë dhe me një fitore të mundshme mund të hipotekojë një vend në playoff.

Spalletti e di që nuk mund të bëjë llogari dhe duhet të qetësojë ambientin pas humbjes befasuese me Cagliarin dhe rënien në vendin e 5 në Serie A. Kështu që në këtë përballje, Spalletti do të hedhë në fushë artilerinë e rëndë. Jonathan David do të luajë në sulm, Locatelli-Thuram në qendër të mesfushës, Miretti më i avancuar së bashku me McKennie e Yildiz që do të jenë në krahë, më Conceiçao që do të jetë në gatishmëri. Do të aplikohet sërish skema 4-2-3-1 me Di Gregorio në portë dhe Bremer që do të udhëheqe repartin e mbrojtjes.

E njëjta skemë edhe për Mourinho që duket se është i orientuar të besojë te Schjelderup si sulmues i krahur të majtë; përkrah tij Prestianni dhe Sudakov, Pavlidis, qendërulmues. Barreiro dhe Aursnes janë dy ndërmjetësit e mesfushës, ndërsa në mbrotje do të ketë hapësirë Dahl dhe dyshja Otamendi-Araujo. Juventus ka vetëm një fitore ndaj Benfica, atë të sezonit 1992/93 dhe ka humbur 7 ndeshje ndaj portugezëve, në 9 sfida të zhvilluara. Pra përvec pplayoffit, bardhezinjtë duan të thyejnë edhe një tabu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB