Champions League/ Juventus sfidon Benfica për të evituar ‘shakatë e hidhura’ dhe për të thyer një tabu
Klasifikimi i Serie A tregon për një vend të 7 për Atalantën, por është në Ligën e Kampioneve që kura Palladino ka pasur një efekt fantastik. Skuadra bergamaske ka fituar 3 ndeshje radhazi dhe në këtë moment është mes 8 ekipeve më të mira të Evropës me 13 pikë.
Tani për Atalantën kalendari paraqet një rast që nuk duhet humbur që do t’iu jepte mundësinë zikaltëve të hipotekojnë vendin e tyre në Top-8 dhe si rrjedhojë kualifikimin direkt për në 1/8 e finaleve dhe kjo është fitorja ndaj Athletic Bilbaos. Një fitore ndaj skuadrës baske, do të bëjë që Atalanta të shkojë në 16 pikë, të parakalojë Manchester City e të krijojë një diferencë +4 pikë ndaj Interit. Me 16 pikë, faza e 1/8 të finaleve pritet të jetë një formalitet, por nuk duhet nënvlerësuar kundërshtari.
Athletic Bilbao është një skuadër e plagosur dhe në Ligën e Kampioneve ka grumbulluar vetëm 5 pikë, por skuadra baske është me shpatulla pas murit; një humbje do të sanksiononte me shumë mundësi eliminimin direkt. Bilbao, që edhe në La Liga është në vështirësi, ka shumë mungesa; Yeray, Laporte, Benat Prados, Sannadi, Berchiche, Berenguer dhe vëllezërit Nico dhe Inaki Ëilliams.
Kështu, në sulmin e skuadrës baske do të luajë Guruzeta me Sancet si mesfushor i avancuar së bashku me Robert Navarro dhe Unai Gomez. Jauregizar do të udhëheqë mesin e fushës, ndërsa Boiro dhe Gorosabel, repartin mbrojtës me Vivian-Paredes në mbrojtje të Unai Simon. Situatë tjetër ajo e Atalantës që rikuperon kapitenin e kombëtares shqiptare Berat Gjimshiti dhe Lookman, me këtë të fundit që këmbënguli të jetë në skuadër, pavarësisht se vetëm në fundjavë u rikthye nga Kupa e Afrikës. Me shumë mundësi, Lookman do të luajë vetëm një pjesë ndeshjeje. Në mesfushë Palladino nuk pritet të bëjë ndryshime me De Ketelaere dhe Zaleëski në fushë, ndërsa në sulm do të jetë Scamacca për një Atalantë që ëndërron të bëjë historinë.
Top Channel