Për të gjithë qytetarët të cilët i drejtohen institucioneve të mikrofinancës për kredi konsumatore, një lehtësim vjen nga banka e Shqipërisë.
Normat maksimale të interesit do të ulet duke prekur më së shumti vlerat deri në 200 mijë lekë të huave.
Ndryshimet e fundit prekin një sër vlerash. Për kreditë konsumatore deri në 200 mijë lekë, interesi maksimal do të jetë afro 54.8%, nga 62.2% që ishte. Për 200 deri në 600 mijë lekë është 35.4% nga 35.2% që ishte deri në fund të janarit. Në rënie janë edhe interesat për shumat nga mbi 600 mijë lekë deri në 2 milionë lekë interesat do të jenë 14.7%.
Por për çfarë marrin më shumë kredi konsumatore qytetarët shqiptarë?
Nga shpenzimet personale tek ato familjare si shlyerja e borxheve, shpenzime shëndetësore arsimore, blerje pajisjesh shtëpiake dhe celulare e deri tek pushime me kredi janë faktorët që i nxisin qytetarët të marrin më shumë hua.
Por kujdes sipas ekspertëve duhet bërë në rritjen e numrit të kredive me probleme.
Ndonëse nga njëra anë raportohet për një rënie të interesave për kredi konsumatore, nga ana tjetër bankat po tregohen më të rrepta në dhënien e kredive për banesa. Shtrëngimi i kushteve dhe termave të kreditimit erdhi si pasojë e kërkesave më të larta për kolateral nga ana e këtyre institucioneve në raport më kredinë e marrë për banesa.
Top Channel