Mbyllet java e 20 e Superiores/ Si ndryshon renditja, Vllaznia, sërish kandidate për titull, llogari të hapura dhe në vendet e fundit
Egnatia ka njoftuar se Edison Ndreca është transferuar te Yelimai Semey FC, klub i Ligës Premier të Kazakistanit.
Pas disa sezoneve të suksesshme me Egnatian, përfshirë dy tituj kampion dhe një Kupë të Shqipërisëe, Ndreca do të nisë një kapitull të ri në aventurën e tij futbollistike.
“Me kënaqësi konfirmojmë transferimin e futbollistit Edison Ndreca nga KF Egnatia në Yelimai Semey FC. Ky transferim shënon një hap të ri në karrierën e Edisonit, i cili do të vazhdojë të luajë në Ligën Premier të Kazakistanit, një nga kampionatet më të forta të Azisë.
Ky transferim është një mundësi e madhe për Edisonin dhe një kapitull i ri ndërkombëtar në rrugëtimin e tij futbollistik.
Faleminderit të gjitha palëve të përfshira për bashkëpunimin dhe profesionalizmin gjatë gjithë procesit të transferimit”, shkruan klubi rrogozhinas.
Top Channel