Formula 1/ Hamilton dhe Leclerc, modelë për një ditë; prezantojnë tutat e reja Ferrari(VIDEO)
Çdo sportist has në vështirësi në momente të caktuara dhe Lara Colturi nuk bën përjashtim. Skiatorja 19 vjeçare, që po rezulton një zbulim në këtë edicion të Kupës së Botës, nuk pati një ditë të mirë në ndalesën e radhës të këtij kompeticioni në Kron Platz.
Colturi, që garonte për herë të parë në vendlindjen e saj, Itali këtë vit, u rendit në vendin e 20 në përfundim të të dy zbritjeve duke u shfaqur larg paraqitjeve që jemi mësuar të shohim prej saj, ndërkohë që kjo garë u fitua nga Julia Scheib e ndjekur nga Camille Rast në vendin e dytë dhe Sara Hector në të tretin.
Në zbritjen e parë, skiatorja kuqezi u rendit e 22 me kohën 1 minutë 16 sekonda e 42 të qindtat duke regjistruar një kohë 2.88 sekonda më të ngadaltë se suedezja Sara Hector fituese e kësaj zbritjeje. Por vlen të theksohet se në këtë ndalesë u skualifikua një emër si Soffia Goggia që nuk e përfundoi garimin, ndërkohë që edhe skiatore si Alphand, Holdener apo Ljutic kanë shënuar kohë akoma më të ngadalta sesa Lara Colturi.
Ndërsa në zbritjen e dytë, Lara Colturi e përshkoi pistën me kohën 1 minutë 7 sekonda e 54 të qindtat, duke u pozicionuar edhe këtë radhë shumë larg vendeve kryesuese për të shënuar kohën totale në përfundim të të dy zbritjeve 2 minuta 23 sekonda e 96 të qindtat. Gjithsesi edhe pas kësaj gare Lara Colturi fitoi pikë për renditjen e përgjithshme duke shkuar në 445 pikë për të qenë ende mes 10 më të mirave të Kupës së Botës. Ndërkohë kujtojmë se 19 vjecarja do të përfaqësoje Shqipërinë në Lojërat Olimpike Dimërore të Milano Cortina që do të nisin në 6 shkurt, por Lara Colturin do ta shohim të garojë në datat 15 dhe 18 shkurt.
Top Channel