I doli emri në e-mailet ku i thoshte Epstein se “Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”, KiE i heq imunitetin ish-sekretarit të përgjithshëm, Thorbjørn Jagland
Presidenti amerikan Donald Trump ka përqendruar vëmendjen te tarifat tregtare, duke kujtuar vizitën e tij në fabrikën e Ford në Michigan, e cila, sipas tij, dy vjet më parë ishte afër mbylljes, por tani funksionon 24 orë në ditë.
“Tarifat e bënë këtë”, tha Trump, duke theksuar ndikimin e masave të tij tregtare në rigjallërimin e industrisë.
“Nuk e di çfarë do të vendosë Gjykata e Lartë”, duke iu referuar çështjes mbi ligjshmërinë e këtyre tarifave.
Presidenti vazhdoi duke paralajmëruar se, nëse SHBA-ja humb çështjen, mund të jetë e nevojshme të ndërmerren masa për të shlyer qindra miliarda dollarë të ardhura nga tarifat.
“Kjo nuk do të jetë shumë e lehtë pa dëmtuar shumë njerëz”, shtoi ai, duke përmendur se vendimi i tarifave ka dhënë SHBA-së “siguri të jashtëzakonshme kombëtare dhe asnjë inflacion”.
Vendimi i Gjykatës së Lartë mbi ligjshmërinë e këtyre tarifave pritet të shpallet së shpejti, dhe rezultatet mund të kenë ndikim të madh në ekonominë dhe politikën tregtare amerikane.
Top Channel