Juventus do të luajë sfidën e radhës në Ligën e Kampioneve me Benfica, një sfidë kjo që përban brenda saj edhe një duel mes trajnerëve Luciano Spalletti dhe Jose Mourinho. Është e pamundur të lësh mënjanë këtë përballje mes 2 mënyrave dhe botëve të ndryshme në përjetimin e profesionit në çdo aspekt të mundshëm.

Por në dy gjëra ata janë njësoj: ose i do, ose i urren. Sigurisht askush prej tyre nuk kërkon simpatinë me çdo kusht dhe kanë një konsideratë shumë të lartë për veten(një tjetër emërues i përbashkët i tyre). Edhe mbetja e hatrit është në nivele të larta, por njëri e mban të fshehur për ta shfaqur atë sipas momenteve, ndërsa tjetri sulmon hapur ndryshe nga loja që aplikon në fushë

Raporti mes Spallettit dhe Mourinhos nuk mund të jetë i qetë. Ai ka kaluar nga përplasjet verbale te afeksioni i sinqertë. Dy personalitete të fortë që ‘kapen për flokësh’ mes tyre përpara se të kuptojnë se në fund janë në të njëjtën barkë dhe e duan njëri-tjetrin

‘Jose është numri 1 në raportet me median-tregon ndër të tjerat Spalletti në librin e tij-një trajner i madh, një personalitet që di gjithnjë si të veprojë. Ka aftësi të të përcojë atë që mendon në çdo gjuhë. Mourinho është një plus si për lojtarët e skuadrës që ai drejton, por edhe për ata të skuadrës kundërshtare. Ta mposhtësh atë, ka një shije të veçantë sepse do të thotë që të mundësh njeriun që ka nisur të bëhet legjendë, në mos është tashmë i tillë. Në fillim u kapëm pak, ai me Interin dhe unë te Roma, në garë për gjithçka, kupa dhe kampionat. Ai i përdor fjalët si një boksier, synon të të lëndojë, të të hedhë në KnockOut dhe ia del mësë miri. Edhe ndaj meje i ka lëshuar ca nga ato të tija, më e hidhura është ‘zero tituli’. Por mes nesh kishte gjithnjë një vlerësim reciprok dhe sot kemi një raport shumë të mirë unë dhe Mou. Ishte ai që më quajti Spallettone që tani po e përdorin nga pak të gjithë, sepse Mourinho, bashkë me David Beckham është influenceri më i madh i futbollit modern. Përcakton modat, mendimet dhe fjalët’

Janë këto fjalë thuajsë si një deklaratë dashurie dhe tani mbetet për të parë sesi do të shkojnë gjërat në fushë sepse Mourinho kur kthehet në Torino, vështirë se do të rrijë i qetë ndaj koreve dhe batutave të tifozëve të Juventusit. Veprimi i atërhershëm kur tregoi 3 gishtat për tripletën kur ishte në stolin e Manchester United kujtohet nga të gjithë, por ndoshta me kalimin e moshës është qetësuar sadopak, por ndoshta edhe jo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB