“Trump po kalon vijat e kuqe”/ Kryeministri belg me deklarata të forta ndaj Presidentit amerikan: Jemi drejt fundit të epokës 80-vjeçare të Atlantizmit
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, nëse dokumentet dhe garancitë për rindërtimin pas luftës janë përfunduar.
Në një deklaratë të bërë për mediat ukrainase, Zelensky theksoi se “plani i prosperitetit” për rindërtimin dhe garancitë e sigurisë janë dy dokumente shumë të rëndësishme dhe se ka vetëm një hap përpara për t’i përfunduar ato. Ai shtoi se nëse këto dokumente do të jenë gati, ai do të udhëtojë në Davos për të marrë pjesë në takime dhe diskutime.
“Një mundësi për të udhëtuar do të jetë nëse ka paketa energjitike ose vendime për mbrojtje ajrore shtesë, sepse ato janë të rëndësishme për ne,” tha Zelensky.
Ai theksoi gjithashtu se “sfida tani është në Ukrainë”, duke u fokusuar në situatën energjetike që është prioriteti më i madh i momentit.
Presidenti i Ukrainës nënvizoi se ekipi ukrainas në Davos është afër përfundimit të dokumentit të rindërtimit dhe se do të shikohet nëse gjithçka do të jetë gati për një udhëtim të mundshëm. “Për momentin, unë jam në vendin tim,” përfundoi Zelensky.
Top Channel