Valentino dhe bota e sportit; Hamilton, i përzgjedhur si ambasador i brandit
Në fillimin e kësaj jave që do të kulmojë ditën e premte në 23 janar me prezantimin e makinës SF-26 në mënyrë digjitale, Ferrari nëpërmjet rrjeteve sociale bëri një prezantim paraprak të tutave që do të veshin dy pilotët e saj, Charles Leclerc dhe Lewis Hamilton në Botërorin e Formula 1 të këtij viti që do të nisë në 8 mars me Çmimin e Madh të Australisë
Tutat e dy pilotëve,që do të kërkojnë të lënë pas krahëve zhgënjimin e madh të sezonit të kaluar, sipas traditës janë të kuqe por të kufizuar me një shirit të bardhë në të gjithë gjatësinë e trupit që vijon edhe në shpatulla dhe jakë.
Në pjesën e pasme të jakës është një zonë e bardhë ku është stampuar logoja e Ferrarit, mbiemri i pilotit në të gjithë gjerësinë dhe rrethi bardheblu i sponsorit kryesor të Ferrarit, HP.
View this post on Instagram
Top Channel