Keijsi dhe Ina prekje intime dhe ‘dashuri’ në ajër, Stelina shtanget nga pamjet, banori: Edhe dua të bëj diçka, edhe…
Brikena dhe Mateo kanë treguar më shumë nga historia e tyre e njohjes 4 vite më parë.
Mateo është shprehur se shkaku që ata nuk folën më ishte ndërhyrja e familjarëve të Brikenës, të cilët kur ai kishte shkuar për ta takuan atë në Prishtinë, ata i kishin prerë rrugën duke mos e lënë ta takonte banoren.
Brikena: Kur Mateo ka hyrë ia kemi dhënë dorën njëri-tjetri, dhe thamë që këtu jemi në lojë, ai takim mbet para 4 viteve. Kur ai shkon te Kristi dhe e hap diskutimin, jep detaje që unë nuk jam dakord, kur e pyes më thotë jo nuk e kam thënë. Më ka mashtruar, në Prime thotë po. Unë jam ndjerë keq, kam prit të më flasë ose të më thoshte ndonjë gjë për këtë temë. Kurrsesi nuk e kam bërë për tu hakmarrë që e çova në nominim, nuk dua ta ul, është çun shumë i mirë.
Mateo: Problemi është që unë nuk e kam prit reagimin e Brikenës në këtë mënyrë. Kam dashur t’ia lë asaj hapësirën të tregojë se çfarë ka ndodhur, nuk ka ndodhur asgjë e keqe. Ka pasur një puthje. Ka qenë një takim ku janë shkëmbyer puthje. Familjarët e Brikenës kanë ndërhyrë, problemi është që ne jemi njohur në Instagram dhe aty Brikena më ka befasuar nga mënyra se si fliste.
Është e njëjta Brikenë si atëherë dhe sot. Pas shumë kohësh kemi folur bashkë, ka qenë pëlqim nga të dyja anët, jemi takuar në Prishtinë ku shkëmbyem edhe puthje. Ditën tjetër kam shkuar ta takojë, kur isha duke pritur më tha do presësh diku tjetër jo këtu ku kam banesën.
Unë sorollatesha derisa të vinte Brikena, aty më pret rrugën një makinë, më afrohet dikush të xhami dhe më tha çfarë e ke ti Brikenën. Unë u shtanga, duke folur me atë, i them e kam shoqe. Më tha a e di babai i saj që ti frekuentohesh me Brikenën, i thashë kam ardhur thjesht ta takoj. Në atë moment, ai telefonon babanë e Brikenës, ma kalon mua në telefon, i thashë që ne vetëm sapo kemi filluar të njihemi. Më thanë lëre këtu këtë gjë, kur u shkëputem më thotë Brikena hajde më merr, i thash kështu më ndodhi. Më tha hajde pa merak, kur ika prapë ta takoj më ndodh prapë e njëjta skenë.
Pastaj vjen daja e saj më tha çfarë do ti këtu. Më tha jo mos e tako, merr të atin në telefon dhe më tha lërë këtë muhabet. U vura para një përgjegjësie që nuk e mbaja dot. Nuk mund ta merrnim këtë përgjegjësi. I binte të trashnim muhabetet pa filluar akoma. Më pas kemi folur për pak dhe pastaj vendosëm të ndalojmë së foluri.
Top Channel