Kthehet Liga e Kampioneve dhe Juventus këtë të mërkurë, Juventusi do të presë Benfica e Jose Mourinho. Për bardhezinjtë kjo është një ndeshje shumë e rëndësishme; në rast fitoreje me portugezët dhe më pas ndaj Monacos, Juventusi do të jetë kokë serie në playoff, por ekziston edhe një mundësi(edhe pse e vështirë) për një kalim direkt në 1/8 e finaleve.

‘Kur luhet ndaj skuadrave si Benfica, je përballë një pjese të historisë së futbollit, një identiteti-tha Spalleti-skuadrat portugeze të përfshijnë në ritmin e tyre dhe nëse nuk je i kujdesshëm mbetesh prapa dhe kur e kupton është shumë vonë. Pres që futbollistët tanë të jenë gati

Ajo e kësaj të mërkure do të jetë edhe një duel mes Spallettit dhe Mourinhos

‘Me Mourinhon ka qenë një periudhë e parë ku i kemi thënë diçka njëri-tjetrit, ai më shumë për mua, por e kemi vlerësuar njëri-tjetrin-shtoi Spalletti-do të jetë një kënaqësi të ritakohem, në ndeshjet ku është Mourinho, futbollit i ngrihet zëri. Për mua të jem në pankinën tjetër është motiv krenarie. Me të pritet gjithnjë diçka ndryshe, është një sfidë e rëndësishme për ne dhe për ata; është një përballje direkte. Pres një Benfica agresive, edhe ajo si ne do të jetë e detyruar të vendosë një identitet të saj në këtë ndeshje. Jam i bindur se do të jetë një sfidë interesante’

Luciano Spalletti e vazhdoi edhe më tej analizën për Benfica

‘Benfica mund të luajë ndaj gjithkujt, unë përqendrohem tek ajo që duhet të bëjë Juventusi-shtoi Spalletti-futbolli portugez gjithnjë është pëlqyer nga të gjithë sepse përpiqet për një qarkullim të topit sa më të shpejtë të jetë e mundur’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB