Champions League/ Real Madrid ‘luan tenis’ me Monacon, PSG bie në Lisbonë ndaj Sporting
Këtë të mërkurë, Benfica e pret një ndeshje e vështirë në Ligën e Kampioneve me skuadrën portugeze që do të përballet me Juventusin në Allianz Stadium. Do të jetë një ndeshje ku të dyja skuadrave iu duhet fitorja, sidomos luzitanëve, gjë që u theksua edhe nga trajneri Jose Mourinho.
‘Është një finale si të gjitha të tjerat, sigurisht duke parë pikët dhe klasifikimin, për t’u kualifikuar është e qartë se duhet të fitojmë-tha Jose Mourinho-ka pak presion, por nëse barazimi do të ishte i mjaftueshem, në mënyrë paradoksale do të kishim vështirësi në nivel psikologjik, në fakt e dimë që duhet të fitojmë. E dimë kundër kujt luajmë, ku luajmë, por gjithsesi do të përpiqemi të luajmë për të fituar. Në fund do të shohim se çfarë do të na mungojë për të pasur mundësinë për t’u kualifikuar’.
Më pas Mourinho komentoi dhe fjalët pozitive që tha Luciano Spalletti në drejtim të tij.
‘Mendoj se është diçka publike që unë dhe Luciano kemi një raport të mirë, thumbat janë pjesë e futbollit dhe të punës sonë, por raportet jashtë futbollit është diçka ndryshe-shtoi Mourinho-e respektoj, është një trajner që më pëlqen shumë. E kuptoj se në Portugali dhe Itali të gjitha këto gjëra ndonjëherë janë më të rëndësishme se historia e vërtetë, në Champions League është Juventus-Benfica, por Spalletti në konferencën për shtyp tha një gjë shumë të bukur se Benfica është një pjesë historie, kjo për ne është shumë e bukur’
Nuk mund të mungonte një frazë tipike mourinhiane për median
‘A u habita për ardhjen e Spallettit te Juventus? Për mua është surprizë kur shoh trajnerë pa histori që kanë mundësinë të drejtojnë skuadrat më të rëndësishme në botë-tha Mourinho-kur Milan merr Allegrin, Juventus Spalletin apo Roma Gasperinin, kjo nuk është surprizë për mua. A do të drejtoja Juventusin duke qenë ish interist dhe ish romanist? Sigurisht’.
Top Channel