Champions League, Bodo/Glimt bën mrekullinë, ‘gjunjëzon’ Manchester City e Pep Guardiolës(VIDEO)
Brugge shënoi një fitore të lehtë në ndeshjen që hapi raundin e parafundit të Fazës së Ligës së Champions League. Skuadra belge iu imponua Kairat Almaty në transfertë duke e mundur me rezultatin 4-1 dhe ngjitet në kuotën e 7 pikëve pas 7 ndeshjeve.
Seria e golave në këtë përballje u hap në minutën e 32 nga Aleksandar Stankovic , djali i ish mesfushorit të Interit Dejan Stankovic, me zikaltrit që kanë pronësinë e kartonit të futbollistit të ri që prej kohësh po kërkohet nga disa klube evropiane. Për Stankovic Jr, ky është goli i tij i parë në Ligën e Kampioneve dhe i pari për Brugge në këtë ndeshje. Kaluan vetëm 6 minuta dhe skuadra belge dyfishoi shifrat në 2-0 me golin e Vanaken dhe me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.
Brugge e vijoi shënimin e golave në pjesën e dytë teksa në minutën e 75 e çoi rezultatin në 3-0 pas golit të shënuar nga Vermant. Gjithçka ishte e lehtë për Brugge që në minutën e 84 plotësoi pokerin me golin e shënuar nga Mechele. Në minutat shtesë skuadra kazake e Kairat shënoi golin e nderit me Sadybekov dhe ndeshja u mbyll me rezultatin 4-1 për Brugge që për momentin e sheh veten brenda zonës së playoffit në Ligën e Kampioneve.
Top Channel