Brahim Diaz dhe dyshimet për penalltinë e humbur, pse thuhet se e ka bërë enkas?

20/01/2026 11:24

Finalja e Kupës së Afrikës mes Senegalit dhe Marokut do të flitet gjatë pasi ishte një ndeshje ku ndodhi gjithçka dhe penallatia e humbur nga Brahim Diaz ka shkaktuar një zhurmë të madhe.

Penalltia u ekzekutua pas më shumë se 20 minutash nga akordimi i saj sepse Senegali e kishte braktisur fushën për protesta dhe futbollisti i Realit të Madridit e gaboi atë në mënyrën më qesharake teksa zgjodhi të ekzekutojë me një gjuajtje të lehtë të stilit Panenka me Mendy që e priti pa problem topin.

Një penallti kaq e shëmtuar sa janë të shumtë ata që menduan se bëri enkas. ‘Sakrifikoi veten për të shpëtuar Kupën e Afrikës-shkruanin disa. ‘Gaboi enkas për motive sigurie dhe rendin publik, thonin disa të tjerë. Por për të kuptuar se si lindën të gjitha këto dyshime  duhet bërë një hap prapa

Në minutën e 90 arbitri anuloi një gol të rregullt Senegalit për një kontakt të mëparshëm mes Seck dhe Hakimit dhe më pas akordoi një penallti shumë të dyshimtë në favor të Marokut. Pas disa minutash tensioni në fushë, Senegali u kthye në dhomat e zhveshjes në shenjë proteste, vetëm Mane mbeti në fushë dhe shpërtheu kaosi; tifozë që hyjnë në fushë, sherre, stola që fluturojnë e madje edhe rripa mesi. Gjithçka në sytë e Infantinos që dënoi me forcë atë që ndodhi. Mane iu kërkoi shokëve të skuadrës të ktheheshin në fushe që Brahim Diaz të ekzekutonte penalltinë

Në këtë pikë telekamerat fokusuan Brahim Diaz të fliste me shokët e skuadrës duke mbajtur dorën para gojës dhe kështu nisën të qarkullonin zërat për një akord të mundshëm mes tij dhe Mane me sulmuesin që do të kthente skuadrën në fushë dhe Brahim Diaz do të gabonte enkas penalltinë për të luajur ndershmërisht në kohën shtesë. Dyshimet u rritën më shumë edhe pas një mbledhje të Marokut përpara ekzekutimit të 11 metërshit dhe për faktin se senegalezët nuk festuan pas pritjes së lehtë të Mendy.

Por Brahim Diaz pas gabimit ishte i shkatërruar dhe ishte në lot kur Infantino i dorëzoi Këpucën e Artë të kompeticionit. Për më tepër fjalët e trajnerit të Marokut të bëjnë të mendosh se në të vërtetë nuk ka një akord. ‘Imazhi që i dhamë Afrikës ishte pak e turpshme. Kur një trajner iu kërkon lojtarëve të lënë fushën si ajo që bëri Pepe Thiaë nuk e nderon Afrikën . Nuk është një veprim klasi, por është kampioni afrikan kështi që ka të drejtë të thotë cfarë të dojë. Me siguri ajo që ndodhi bëri që Brahim Diaz të humbasë përqendrimin-ishin fjalët e trajnerittë Marokut

Por të vërtetën e të gjithë kësaj e di vetëm Brahim Diaz, ai që mbetet është zhgënjimi i një vendi, Marokut, që pret një trofe të Kupës së Afrikës prej 50 vitesh

Top Channel

DIGITALB DIGITALB