Arsenali vazhdon të jetë perfekt në Ligën e Kampioneve teksa arriti të marrë marrë një tjetër fitore. Në javën e parafundit të Fazës së Ligës së kompeticionit, Topçinjtë e Londrës iu imponuan Interit në San Siro me rezultatin 3-1 me zikaltrit që humbasin sfidën e tretë radhazi në këtë fazë të kompeticionit dhe mbeten me 12 pikë.

Protagonist për Arsenalin u bë  Gabriel Jesus autor i një dygolëshi në këtë ndeshje. Braziliani zhbllokoi rezultatin në minutën e 10 duke korrigjuar një gjuajtje të devijuar të Timber. Interi arriti të reagojë dhe barazoi rezultatin në 1-1 me golin e Susic, por ekuilibri u prish sërish në minutën e 31 kur skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta rimori avantazhin ën 2-1, sërish me Gabriel Jesus që shënoi me kokë pas një goditje këndi.

Në pjesën e dytë, londinezët iu afruan golit të tretë që e gjetën në minutën e 84 kur Gyokeres shfrytëzoi një kundërsulm që nisi pas një goditje këndi për Interin duke e çuar rezultatin në 3-1 për Arsenalin duke i mbyllur përfundimisht llogaritë e sfidës me Topçinjtë që forcojnë vendin e parë në klasifikim me 21 pikë të plota, ndërsa Interi që mbetet me 12 pikë shikon t’i largohet Top 8 i renditjes që të kualifikon direkt në 1/8 e finaleve.

Interi do të mbyllë Fazën e Ligës së Champions League me ndeshjen ndaj Borussia Dortmund që nga ana e saj e humbi përballjen me Tottenham 2-0.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB