Edhe bota e sportit qan për ndarjen nga jeta të stilistit legjendar italian Valentino Garavani. I njohur nga të gjithë thjesht me emrin e tij Valentino, stilisti i madh ishte kaq shumë i lidhur me sportin e sidomos Formula 1, sa në vitin 2022 kishte zgjedhur pikërisht Lewis Hamilton si ambasadorin e brandit të tij

Piloti aktual i Ferrarit ishte zgjedhur si imazhi i Di.Vas(akronim i DI.fferent VA.lues), linja e Valentinos për veshjet e meshkujve në fushatën publicitare Valentino Pink PP. 

‘Në biografinë e tij në Instagram Hamilton shkruan ‘Të drejta të barabarta për të gjithë. Dashuria është gjithçka’. Pak fjalë që thonë shumë.Lewis është një interpretues, është në gjendje që të përdorë energjinë e tij për të shprehur veten e tij.-kishte shpjeguar në atë kohë Drejtori krijues i koleksionit, Pierpaolo Piccoli-Talenti që përçon me të gjithë qënien e tij shkon përtej shkëlqimit të tij sportiv dhe përqafon gjithçka bën. Lewis beson në gjithçka që ai bën dhe e shfaq me intensitet dhe pa sforco. E kam parë të impenjohet në kauza sociale me shumë pavarësi, e kam parë të vishet i gjithi me veshje me ngjyrë rozë dhe ta personalizojë, e kam parë të buzëqeshë dhe të flasë me njerëzit në mënyrë shumë të relaksuar. Duke bërë gjithçka që i pëlqen, na jep edhe ne kënaqësi. Si imazh i DI.VAs ai është sinonim i diversitetit, barazisë e sidomos dashurisë. Nuk mund të mendoja një mik më të mirë për këtë fushatë. Do të japë një mesazh empatik, human, stimulues dhe do të jetë i vërtetë, sic është ai si person prapa famës’

Top Channel

DIGITALB DIGITALB