Dy vëllezër, të dyshuar për përfshirje në vrasjen e një shtetasi në vitin 2018 në qarkun Dibër, janë arrestuar gjatë një operacioni të koordinuar nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Dibër, në bashkëpunim me Prokurorinë Dibër dhe DVP Gjirokastër.

Operacioni, i koduar “Twins”, çoi në arrestimin e dy shtetasve, K. K., 39 vjeç, dhe K. K., 39 vjeç, të dy banues në Gjirokastër. Gjatë kontrollit të banesave të tyre, autoritetet sekuestruan 3 armë zjarri, përfshirë 2 kallashnikovë dhe 1 pushkë, një thikë, 3 krehëra, municion luftarak, një maskë dhe 3 aparate celularë.

Armët e sekuestruara do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore për ekzaminime të mëtejshme, për të verifikuar nëse ato janë përdorur në vrasjen e vitit 2018 ose në ngjarje të tjera kriminale.

Hetimet e mëtejshme janë duke u udhëhequr nga Prokuroria e Dibrës, e cila ka nisur një punë intensive për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj vrasjeje. Po ashtu, po vijon puna për kapjen dhe arrestimin e personave të tjerë të dyshuar për këtë ngjarje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB