Shpërthim në një hotel në qendër të Kabulit, 7 viktima dhe 20 të plagosur

19/01/2026 16:41

Të paktën shtatë persona u vranë në një shpërthim në qendër të Kabulit të dielën, tha organizata joqeveritare italiane Emergency, e cila drejton një spital në kryeqytetin afgan.

Shpërthimi ndodhi në një hotel në lagjen fqinje Shahr-e-Naw, duke plagosur rëndë disa civilë. Njëzet persona po trajtohen në spitalin e OJQ-së, ku po marrin ndihmë të menjëhershme mjekësore.

Lagjja Shahr e Naw është shtëpia e të huajve dhe konsiderohet si një nga zonat më të sigurta në kryeqytetin afgan.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB