Gjysma e Tiranës në errësirë, përfshirë edhe QSUT, reagon OST-ja: Identifikuam defektin, linja u rikthye në punë
Analisti Arjan Curri është shprehur se Edi Rama, politikën dhe pushtetin e ka të vetmin vokacion me të cilin operon.
I ftuar sot në ‘Top Story’, ai është shprehur se nëse sot do të kishim zgjedhje në Shqipëri, ai do të ishte i pari që do të votonte Edi Ramën.
“Shqetësimi im është të lexojë psikologjikishtë Ramën, ai politikën dhe pushtetin e ka atë vetmin vokacion. Ai iu kërkon të tjerëve t’ju kërkojnë të falur për gabimet e tij. Nëse mendojmë që reforma e televizionit shqiptarë bëhet vetëm me ligj, ligjin nuk e kanë administratori dhe punonjësit por Rama. E treta thotë unë do e mbyll RTSH sepse nuk e shoh vetë.
Psika e tij është që edhe kur unë bëjë gabime, është e narcizistit të niveleve të larta. Edhe kur abuzohet me fondet prapë mjafton të themi një më fal dhe jemi në rregull. Ai nuk thotë nuk ka fonde por si përdorni mirë. Ai zgjedh ti nxjerri tani për të na dhënë idenë që ai po qeveris, e pastaj harrohen dhe bënë një gjë tjetër.
I merr nga dollapi, i hap si kavanoza, na i tregon neve dhe i fut prapë në dollap. Na hedh sirën si një magjistar dhe populli thotë bravo. N.q.s. do bëheshin zgjedhjet këtë javë, do t’ia jepja edhe unë votën atij, sepse na ka ngritur kokën. Ndjenjat patriotike të këtij populli, edhe pa bukë ti lësh mjafton t’ia ngresh kokën para të tjerëve. Ne po na heqin vizat, edhe BE ka menduar të na heqin vizat”, u shpreh Curri.
Top Channel