Pas vendeve europiane, edhe Kanadaja shqyrton dërgimin e trupave në Groenlandë, zyrtarët ushtarakë në pritje të aprovimit nga kryeministri Carney

19/01/2026 19:59

Kanadaja po shqyrton dërgimin e një force të vogël ushtarake në Groenlandë për të marrë pjesë në stërvitjet ushtarake të NATO-s, tha sot një burim i njohur me çështjen.

Informacioni u raportua për herë të parë CBC News dhe gazeta Globe and Mail.

Zyrtarët ushtarakë i kanë paraqitur planet për operacionin qeverisë dhe po presin një vendim nga Kryeministri Mark Carney.

Kërcënimet e Presidentit të SHBA-së Donald Trump për të pushtuar Groenlandën e vënë Carney në një pozicion të vështirë, pasi ai dëshiron të tregojë solidaritet me aleatët e tij europianë, duke ruajtur gjithashtu një marrëdhënie të mirë me presidentin amerikan, i cili më parë ka kërcënuar të aneksojë Kanadanë.

“Jemi të shqetësuar për këtë përshkallëzim, për të qenë të qartë ne gjithmonë kemi mbështetur pavarësinë kombëtare dhe integritetin territorial të vendeve, kudo që janë”, u tha Carney gazetarëve në Doha të dielën.

Javën e kaluar, vendet evropiane dërguan një numër të vogël personeli ushtarak në Groenlandë. Gjermania, Franca, Suedia, Norvegjia, Finlanda dhe Holanda thonë se po dërgojnë personel ushtarak për t’u përgatitur për stërvitjet ushtarake që do të mbahen më vonë këtë vit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB