“Ping-pong” vrasjesh/ Ekzekutimi në burgun grek i 49-vjeçarit, kush ishte Jani Aliaj dhe frontet e hapura “të luftës” në botën e krimit
Deputeti socialist, Ardit Bido ka kritikuar vendimin e Opozitës për të zgjedhur si anëtar zëvendësues në KiE, Vangjel Dulen.
Në një video të postuar në Facebook Bido shpreh se vendimi i opozitës për të dërguar Vangjel Dulen në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës është një akt antishqiptar.
Bido tha se Dule është një deputet i pavotë që vjen me patericën e doktorit çdo katër vjet në Kuvend dhe shtoi se me këtë vendim atij do i lejohet të shpreh antishqiptarizmin e tij para Europës.
Fjala e plotë e Ardit Bidos:
Teksa e rinisën sjelljen parlamentare në paturpësinë e zhurmës së kakofonisë sapo përfundoi himni kombëtar, po ashtu sikurse mbyllën vitin, vendosën që akti i tyre i parë politik i vitit 2026 të ishte emërimi nga PD, si anëtar zëvendësues në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, i deputetit të pavotë, që vjen me patericën e doktorit çdo katër vjet në Kuvend, vetëm pse është epitomia e nacionalizmit politik antishqiptar, Vangjel Dule.
Në shtator fola për Kosovën dhe Çamërinë në atë Asamble dhe prisja që PD të bënte të njëjtën gjë. Por, ndërkohë që kjo shumicë vendos aleanca solide me SHBA-në dhe të gjitha vendet e BE-së, doktori mbetet te aleanca e vetme që ai di: te aleanca e antishqiptarisë madhështore.
Mjerim!
Top Channel