“Ping-pong” vrasjesh/ Ekzekutimi në burgun grek i 49-vjeçarit, kush ishte Jani Aliaj dhe frontet e hapura “të luftës” në botën e krimit
Kanë mjaftuar vetëm 20 minuta në këtë seancë të parë të këtij sesioni parlamentar për të miratuar projektligjet, me votat e PS.
Kjo pasi deputetë e PD me të mbërritur në sallë, ‘fjalën’ zgjodhën që ta marrin duke bllokuar foltoren dhe duke mos lejuar që të zhvillohej një seancë normale, ndërsa Sali Berisha me iPad në dorë transmetonte ‘live’ situatën në rrjetet e tij sociale. Kërkesa e tyre ishte që prezente në sallë të mos ishte Belinda Balluku.
Mes zhurmës dhe mbivendosjes së zërit, Niko Peleshi arriti që të mbante fjalën si kreu i Kuvendit, ndërsa nga grupet Parlamentare foli fillimisht Tedi Blushi nga Partia e Lirisë. Ai ripërsëriti kërkesën e kolegëve të opozitës.
Më pas ishte kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla, i cili pasi hodhi kritika për opozitën dhe reagimin që ata patën pas ftesës që Edi Rama mori nga Donald Trump, u bëri thirrje atyre që të marrin pjesë në mbledhjet për reformën territoriale dhe zgjedhore. Por ai tha se për ta bërë këtë kanë kohë vetëm edhe një javë, e nëse nuk marrin pjesë, ndryshimet do të kalojnë me propozimet e anëtarëve e PS në këto komisione.
Pas kësaj, projektligjet u hodhën në votim dhe kaluan me votat e PS.
Top Channel