Ndeshja mes Dinamos dhe Vllaznisë u ndërpre për shkak të një problemi me energjinë elektrike në stadiumin “Arena Kombëtare”.

Projektorët u fikën menjëherë pas përfundimit të pjesës së parë, duke bërë të pamundur rifillimin e takimit.

Skuadrat qëndruan për një kohë të gjatë në dhomat e zhveshjeve, pa mundur të dalin as për një nxemje të shkurtër, ndërsa errësira vazhdoi për disa minuta në impiant. Sipas raportimeve, problemi lidhej me një defekt në zonën përreth stadiumit.

Pas rikthimit të energjisë elektrike, ekipet dolën në fushë për një nxemje të shkurtër, përpara se ndeshja të rifillonte normalisht.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB