Fenomeni i ri në Shqipëri, 5-10% e martesave po bëhen me kontratë. Avokatja: Intelektualët dhe biznesmenët duan…
Loris Qosja nxënësi i klasës së 9 nga Cërriku fitoi Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës, zhvilluar në Orlando SHBA.
15 vjeçari nga Cërriku ngriti flamurin shqiptar në kompeticionin më të rëndësishëm për moshën e tij. Ndërsa rrëmbeu edhe vendin e tretë në olimpiadën e Kimisë.
Loris u spikat nga mësuesja e tij Flutura Hoxholli e cila punon me nxënësin edhe jashtë orarit edhe gjatë pushimeve duke arritur rezultate të shkëlqyera.
Loris studion matematikën 6-8 orë çdo ditë e padyshim si çdo adoleshent 2 orë ja kushton telefonit.
Familjarë e të afërm u munduan ti sigurojnë 15 vjeçarit udhëtimin drejt SHBA ndërsa një pjesë e këtij udhëtimi u mundësua nga Bashkia Cërrik me vendim të Këshillit Bashkiak.
15 vjeçari bëri krenarë jo vetëm Cërrikun, por gjithë Shqipërinë.
Top Channel