Pas pushimeve dimërore, Liga e Kampioneve kthehet këtë mesjavë me ndeshjet e raundit të parafundit të saj. Një prej ndeshjeve që do të ketë vëmendjen më të madhe do të jetë ajo e San Siros mes Interit dhe Arsenalit.

Topcinjtë e Londrës janë të vetmit që i kanë fituar të gjitha ndeshjet e zhvilluara deri tani janë 6 pikë para zikaltërve. Por trajneri Chivu ka shprehur besimi të plotë te skuadra e tij për të përballur të besuarit e Mikel Artetës.

‘Përballemi me një skuadër të fortë, në rritje të vazhdueshme, që ka identitet dhe futbollistët e saj mund të të vënë në vështirësi-tha Chivu përpara kësaj ndeshjeje-ka dominuar në Premier League dhe tani është në krye duke bërë një sezon shumë të rëndësishëm. I dimë vështirësite që na presin, por jemi të vetëdijshëm gjithashtu për atë që jemi dhe që jemi shndërruar në vitet e fundit, dimë si t’i përballojmë ndeshje të tilla dhe do të kërkojmë te jemi versioni ynë më i mirë’

Trajneri rumun e vijoi më tej arsyetimin e tij për këtë ndeshje duke shtuar se skuadra e tij nuk do të nisë këtë ndeshje i humbur

‘Arsenali dhe Bayerni janë skuadrat më të forta në Evropë në këtë moment, por kjo nuk do të thotë se hyjmë në fushë të humbur-shtoi Chivu-do të japim më të mirën tonë për të kuptuar momentet dhe atë që kundërshtari në jep dhe na shkakton, do të jemi versioni më i mirë. Arteta? Nga trajnerët e tjerë vetëm mund të mësosh, ai është i apasionuar pas futbollit dhe po e tregon që është i fortë. Ka ambicie dhe një skuadër ambicioze. Fratessi? Kam 22 futbollistë në dispozicion dhe të gjithë janë një burim për skuadrën. Këshillë për Dimarco? Ai më mëson mua, jo unë atë’

Chivu foli edhe për situatën e futbollistëve të dëmtuar në skuadër.

‘Dumfries është jashtë, të tjerët, në krahasim me Udinen, janë të gjithë në dispozicion. Darmian ishte në skuadër, nuk është akoma, u kthye Martinez, ndërsa Palacios punoi pak me grupin-tha Cristian Chivu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB