Identifikohet vrasësi i Jani Aliajt në burg, i njëjti që ekzekutoi edhe Artur Bashimin, dyshohet me ‘porosi nga jashtë’
Gjykata e Posaçme ka caktuar ditën e sotme masat e sigurimit ‘arrest ne burg’ për 6 te arrestuarit pas aksionit të SPAK kundër ‘call-center’ në dy pallate Tiranë, që akuzohet se kanë mashtruar shtetas italianë dhe europianë për investime në kriptomonedhave të ndryshme.
Siç raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha për Rentjan Peposhi dhe Odeas Kuqi u caktua masa e sigurimit arrest ne burg me afat 20 ditor.
Remir Gjoligaj- arrest me burg
Endri Gjata- arrest me burg
David Qerimi- arrest me burg
Elis Merkaj- arreat me burg
Rentjan Peposhi – arrest me burg me afat 20 ditë
Odeas Kuqi- arrest me burg me afat 20 ditë
Hysen Xhepexhiu- arrest me burg
Klaudio Kaçupi – arrest me burg
Nga veprimet e para hetimore të BKH-së, rezultoi se organizatorët e kësaj veprimtarie kriminale kishin ngritur një strukturë të sofistikuar sigurie, me disa perimetra mbrojtës, duke përdorur jo vetëm kamerat filmike statike, por edhe personel civil vëzhgimi, jashtë kësaj Qendre.
Vëzhguesit nuhatën se ishin nën lupën e hetuesve dhe mbrëmjen e datës 15 janar ata boshatisën qendra e thirrjeve në kullën luksoze “Atti Tower”, në rrugën “Ibrahim Rugova”, përballë Katedrales Ortodokse, dhe disa materiale u asgjësuan. Brenda pak orësh ky aktivitet u ringrit në godinën “Downtown One”, në Bulevardin Bajram Curri ku dhe u arrestuan në flagrancë punonjësit, të cilët kishin transportuar gjatë natës material.
Top Channel