Starmer telefonatë me Trump, kryeministri britanik: Vendosja e tarifave ndaj aleatëve të NATO-s është e gabuar
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha sot se ai foli me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, “rreth situatës së sigurisë” në Groenlandë dhe Arktik, në një kohë kur vendet europiane janë të shqetësuara nga kërcënimet për tarifa shtesë të bëra nga kreu i Shtëpisë së Bardhë.
“Ne do të vazhdojmë përpjekjet tona për këtë çështje dhe mezi pres ta takoj atë në Davos në fund të javës”, shkroi Rutte në X, pa sqarime të mëtejshme mbi përmbajtjen e bisedës telefonike.
Dje, Trump kërcënoi tetë vende evropiane me tarifa prej 10% duke filluar nga 1 shkurti, të cilat do të rriten në 25% duke filluar nga 1 qershori – Britania, Franca, Gjermania, Danimarka, Norvegjia, Holanda, Suedia, Finlanda.
Vendet e BE-së të prekura nga masa kanë thënë se do të vendosin për një përgjigje të përbashkët.
Top Channel