“Ringjallet” Flamurtari, vlonjatët mundin me tre gola Bylisin dhe dalin nga zona e rënies direkte
18/01/2026 19:02
Flamurtari ka arritur një fitore të rëndësishme në sfidën e javës së 20-të të Superiores përballë Bylisit me rezultatin 3-0.
Takimi i luajtur në Vlorë foli vetëm për vendasit, të cilët kaluan në avantazh në minutën e 29’ me anë të Urbaez.
Goli i dytë u shënua nga Herald Marku, katër minuta pas startit të pjesës së dytë, ndërsa ishte Maksuti në të 64’ që vulosi takimin.
Me këtë fitore, Flamurtari ngjitet në vendin e 8-të të renditjes me 18 pikë, duke parakaluar Bylisin.
REZULTATI:
Flamurtari 3-0 Bylis
Urbaez 29’, Marku 49’, Maksuti 64’
Top Channel