Reali i Madridit po përjeton momente shumë të vështira. Përpara disa ditësh, Los Blancos shkarkuan trajnerin Xabi Alonso dhe sa herë që ka një lëvizje në pankinën e skuadrës merenges në media, por edhe mes tifozëve përmendet gjithnjë një emër; Jose Mourinho.

Një pjesë e mirë e tifozerisë së Realit të Madridit, ruajnë kujtime të mira nga epoka e portugezit në stolin e skuadrës merenges dhe e kanë peng që skuadra e tyre nuk ka fituar një Ligë Kampionesh me të. Por trajneri aktual i Benfica kur u pyet për mundësinë e kthimit në Madrid, e përjashtoi këtë opsion në mënyrë kategorike

‘Mos të shpresojnë tek unë për telenovelat-tha Mourinho-ka telenovela të mira, por janë shumë të gjata, humbet 1 apo 2 episode dhe e humbet fillin. Mos të shpresojnë tek unë sepse nuk shoh telenovela’.

Raportet me Florentino Perez dhe Mourinhos janë të shkëlqyera. Ditën e shtunë e përditshmja portugeze ‘A Bola’ shkruante se presidenti i Realit të Madridit dërgoi urime ish trajnerit të tij pas darkës së Krishtlindjes dhe pret që të zhvillojë një takim me të kur Los Blancos të përballen me Benfica në Ligën e Kampioneve. Nëse nuk do të ketë ndonjë gjë të jashtëzakonshme, Arbeloa do të qëndrojë në pankinën e skuadrës madrilene deri në fund të sezonit dhe e ardhmja e tij do të varet nga rezultatet që do të arrijë, nëse do të fitojë tituj apo jo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB