“Mashtruese je ti, atë gishtin…”/ Debat i ashpër mes Françeskës dhe motrës së Keijsit në “Fan Club”: Unë nuk prish familje

18/01/2026 15:08

Një debat i ashpër ka ndodhur sot në “Fan Club”, mes opinionistes Françeska Murati dhe motrës së Keijsit, banorit të Big Brother VIP 5.

Françeska ka komentuar lojën e Kejsit lidhur me dy konkurrentet e tjera në shtëpi, Inën dhe Stelinën, duke i quajtur mashtrues. Motra e Kejsit, e prekur nga këto fjalë, i tha Françeskës të mos e ofendojë vëllanë e saj.

Pjesë nga debati mes tyre:

Françeska: Unë s’kam gjykuar vetëm Keijsin, ata janë tre mashtruesa.

Motra e Keijsit: Mashtrues Keijsi nuk është, se ta kam dëgjuar dhe javën e kaluar kur e the, mashtruese  mund të jesh ti se Keijsi nuk është, këto fjalë mos i hidhni se është shumë ofenduese mënyra se si  ju dilni e flisni për Kejsin që është një bullizues, ofendues, një narcist, e ti vete i thua mashtrues. Ti bie po në të njëjtin nivel si Keijsi, atëherë jeni të gjithë si ai.

Franceska: Ai është mashtrues, sidomos për faktin që del pa pik turpi e thotë për një burrë të martuar që ka dashnore. Ai nivel i mashtrimit nuk i falet. Të prishi një familje ku ka një grua me fëmijë duke thënë ka dashnore është e turpshme. Është turpi i turpit që e ka nxjerrë para publikut nuk tolerohet.

Motra e Kejsit: Nuk kam ardhur këto të dëgjoj ofendimet e tua, ti ofendimet e tua mbaji për vete. Mashtruese je ti e dashur dhe më vjen keq që vjen e flet”

Françeska: Unë nuk prish familje.

Motra e Keijsit: Vëllait tim me këto gishta mos ju drejto fare vëllait tim. Absolutisht fare , kur të vij Keijsi këtu ta kesh përballë drejtoju Kejsit me gisht. Mua me gisht absolutisht jo, gishtat mbaj për veten tënde.  Mos bjer në nivelin që sapo ofendove.

Franceska: Atë gishtin ta kthej te vetja e jo të  merret me burra të martuar, me fëmijë e gra jashtë.

Motra e Keijsit: Askush nuk është Françeska të quajë mashtruese mua ose Keijsin, vëllain tim. Unë jam një familjar dhe vëllain tim do ta mbroj deri në minutë të fundit. S’lejoj askënd në një televizion kombëtar që të më quajë mua mashtruese, s’më duket etike fare. Nëse ka një gjë të ja numëroje Keijsit.  Ne kemi një familje jashtë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB