Sulmuesi kuqezi nuk ndalet në kampionatin italian, shënon dy gola në ndeshjen ndaj Frosinones
Andres Iniesta ndodhet në Rabat dhe Federata Marokene e Futbollit po kërkon ta ketë në bordin e saj. Drejtuesit e organizmit më të lartë të futbollit në vend, synon që të integrojë legjendën e futbollit spanjoll në projektin e tij ambicioz që është nisur prej disa vitesh i drejtuar nga mbreti Mohamed VI.
Sipas asaj që publikon e përditshmja spanjolle AS, ka pasur bisedime mes tyre dhe interesi për Andres Iniestën është shumë i fortë. Andres Iniesta është tërhequr nga futbolli përpara një viti pasi e mbylli karrierën e me skuadrën e Emirates Club i Dubai, ndërkohë që ish mesfushori spanjoll është aktivizuar edhe në kampionatin japonez.
Që nga ai moment, ideja e legjendës së Barcelonës dhe kombëtares spanjoll ka qenë formimi si drejtues teknik në futboll, si trajner apo si drejtor sportiv. Njohuritë në lojë dhe eksperienca e tij e bëjnë atë shumë të njohur në të gjithë botën e futbollit. Për këtë arsye, Maroku, që mban ende në pankinë Regragui, pavarësisht se është i kritikuar, po bën hapat e parë për reformimin e kupolës drejtuese dhe pjesë e projektit mund të jetë edhe Iniesta. Botërori 2030 pret marokenët që duan të bëjnë gjithcka.
Top Channel