“Kuba është një shtet i dështuar”, Trump: Duhet të bëjnë marrëveshje, Rubio po bisedon me ta
Kryeministrja daneze, Mette Frederiksen, deklaroi se “Europa nuk do të lejojë të shantazhohet” pas kërcënimeve të presidentit amerikan Donald Trump për vendosjen e tarifave ndaj aleatëve që kundërshtojnë planet e tij për Groenlandën.
Trump kërcënoi se do të vendosë tarifa 10% mbi mallrat nga Danimarka, Norvegjia, Suedia, Franca, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Holanda dhe Finlanda nëse pengohet përpjekja e tij për të marrë kontrollin e territorit autonom danez. Tarifat mund të rriten deri në 25% në mungesë të një marrëveshjeje.
Shtetet e kërcënuara me tarifa lëshuan një deklaratë të përbashkët, duke paralajmëruar për retorikën e dhe duke shprehur solidaritet me Danimarkën dhe popullin e Groenlandës.
Ato theksuan rëndësinë e forcimit të sigurisë në Arktik dhe gatishmërinë për dialog mbi sovranitetin dhe integritetin territorial.
Kryeministri britanik, Sir Keir Starmer, theksoi se siguria e Groenlandës është prioritet për të gjithë anëtarët e NATO-s dhe kritikoi tarifat ndaj aleatëve për mbrojtjen kolektive.
Groenlanda, e pasur me burime natyrore dhe vendndodhje strategjike, është thelbësore për sistemet e paralajmërimit të hershëm të sulmeve dhe monitorimin e rajonit. Demonstrata kundër planeve të Trump u mbajtën në Nuuk dhe disa qytete daneze, duke reflektuar shqetësimin e qytetarëve.
Sondazhet tregojnë se shumica e shtetasve groenlandez dhe amerikanëve janë kundër kontrollit amerikan mbi ishullin. Ndërkohë, liderë të BE-së dhe Kanadaja po diskutojnë forcimin e sigurisë në Arktik dhe koordinimin e përgjigjes ndaj kërcënimeve të SHBA-së, ndërsa Trump do të flasë të mërkurën në Forumit Ekonomik Botëror në Davos.
Top Channel