Video/ Përmbysje e çmendur në pjesën e dytë, Bayern-i mund me 5 gola Leipzig dhe ecën i qetë drejt titullit kampion
Pas shkarkimit të trajnerit Dino Toppmöller nga Eintracht, në Gjermani kanë filluar të qarkullojnë zërat për një kthim të mundshën të Xabi Alonsos në Bundesligë këtë radhë pikërisht te skuadra e Frankfurtit.
Sipas të përditshmes gjermane ‘Bild’, Eintrachti po e mendon seriozisht ardhjen e teknikut spanjoll në stolin e skuadrës dhe Drejtori Sportiv Markus Krösche po kërkon të zhvillojë një takim për të parë mundësinë e transferimit të iberikut në Frankfurt
Shkarkimi i Toppmöller erdhi pas barazimit të Eintrachtit me Ëerder Bremen me rezultatin 3-3 dhe një sërë rezultatesh negative të skuadrës. Me 39 gola të pësuar në 18 javë kampionati, Eintrachti është në vendin e 7 në kampionat dhe ka një prej mbrojtjeve më të dobëta në Bundesligë, një arsye kjo që bëri që drejtuesit e klubit të merrnin vendimin për të bërë ndryshimin në pankinë.
Gjithnjë sipas Bild, Eintrachti i Frankfurtit ka në listën e kandidatëve edhe trajnerë si Edin Terzic, Marco Rose apo Roger Schmidt, por objektivi kryesor në Deutsche Bank Park është të bindet Xabi Alonso që të bëjë valixhet gati dhe të kthehet në Gjermani
Megjithatë, pavarësisht interesit të Eintrachtit, duket se probabiliteti që Xabi Alonso të kthehet në kampionatin gjerman është shumë i ulët. Pas suksesit të tij me Bayer Leverkusen, iberiku ishte në orbitën e klubeve gjigandë si Bayern i Mynihut apo Liverpool përpara se ai të nënshkruante me Realin e Madridit.
Për më tepër, një kthim te Eintrachti i Frankurtit do të thotë një kthim prapa në karrierën e trajnerit bask. Shenjat tregojnë se ai është në pritje të një projekti tjetër të madh evropian. Gjithsesi pavarësisht kësaj, Eintrachti do të tentojë të luajë të gjitha kartat për të bindur Xabi Alonson që të pranojë një aventurë në Frankfurt
Top Channel