Përballja mes dy skuadrave kryesuese të kampionatit, Egnatias dhe Elbasanit, është mbyllur pa fitues në stadiumin e Rrogozhinës, duke dhuruar emocione të shumta dhe tension deri në minutën e fundit.

Sfida e vlefshme për kreun e renditjes përfundoi me rezultatin 2-2, në një ndeshje ku vendimet e VAR-it patën ndikim të madh në rrjedhën e lojës.

Egnatia arriti të barazojë dy herë rezultatin, falë dy penalltive të shndërruara në gol nga Fernando, ndërsa Elbasani kishte kaluar fillimisht në avantazh me golat e Loukili dhe Lajthias. Ritmi i lartë, ndërhyrjet e shumta dhe polemikat për vendimet arbitrare e bënë këtë duel një nga më dramatikët e sezonit.

REZULTATI:

EGNATIA – ELBASANI 2-2

Fernando 63’ (p), 76’ (p) / Loukili 35’, Lajthia 50’

Top Channel

DIGITALB DIGITALB