“Irani është vendi më i keq për të jetuar”, Trump: Është koha për të kërkuar lidership të ri
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar një seri tarifash doganore ndaj disa vendeve që eksportojnë mallra në SHBA, të cilat do të hyjnë në fuqi më 1 shkurt.
Trump shprehet se këto tarifa do të qëndrojnë “deri sa të arrihet një marrëveshje për blerjen e plotë dhe tërësore të Groenlandës” nga SHBA-ja.
Në një postim në platformën sociale Truth Social, Trump tha se Danimarka, Norvegjia, Suedia, Franca, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Holanda dhe Finlanda do të paguajnë një tarifë prej 10 % për të gjitha mallrat e dërguara në SHBA nga 1 shkurt. Sipas tij, kjo tarifë do të rritet në 25 % më 1 qershor, nëse deri atëherë nuk arrihet një marrëveshje për tërësinë territoriale të Groenlandës.
Tarifat janë taksa mbi mallrat e importuara që zakonisht paguhen nga kompanitë që sjellin produktet e huaja në tregun amerikan. Vendimi vjen në një kohë kur Trump e ka vendosur Groenlandën në qendër të debatit të tij të strategjisë globale, duke sugjeruar se SHBA duhet të fitojë kontrollin e ishullit për qëllime të sigurisë kombëtare — një qëndrim që ka shkaktuar reagime të ashpra dhe protesta në Danimarkë dhe vetë Grenlandë.
Liderët evropianë kanë refuzuar fuqimisht idenë e një blerjeje ose kontrolli amerikan mbi Groenlandën, duke nënvizuar sovranitetin e territorit që i përket Mbretërisë së Danimarkës dhe se çdo vendim për të duhet të merret nga vetë banorët e ishullit.
Top Channel