Protestat e dhunshme në Iran, Ali Khamenei sulmon Trump: Je përgjegjës për viktimat, dëmet dhe shpifjet
Një dron zbulues kinez fluturoi shkurtimisht mbi Ishujt Pratas në Detin e Kinës Jugore, të dielën, në një veprim që Ministria e Mbrojtjes në Taipei e quajti “provokues dhe të papërgjegjshëm”.
Ishujt Pratas ndodhen nën kontrollin e Tajvanit, i cili qeveriset në mënyrë demokratike, por është subjekt i pretendimeve territoriale të Kinës. Tajvani raporton aktivitete ushtarake kineze në zonë pothuajse çdo ditë, përfshirë fluturime të dronëve, të cilët rrallë hyjnë në hapësirën ajrore të Tajvanit.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Tajvanit, droni kinez i zbulimit u pa rreth agimit duke iu afruar ishujve, dhe qëndroi në hapësirën ajrore tajvaneze për tetë minuta, në një lartësi jashtë rrezes së veprimit të armëve kundërajrore.
Ky incident vjen në një kohë tensioni të lartë në rajon, ku Tajvani monitoron me kujdes lëvizjet ushtarake kineze pranë ishujve të tij dhe detit përreth.
Top Channel