Rastësi apo imitimi i fshehtë/ Kylie Jenner nën akuzë se po ndjek hapat e ish-it të Timothée Chalamet?

16/01/2026 22:40

Kylie Jenner është vënë sërish në qendër të kritikave në rrjetet sociale, këtë herë për shkak të pretendimeve se po “kopjon” stilin dhe paraqitjen e Lily-Rose Depp, ish-të dashurës së partnerit të saj aktual, Timothée Chalamet.

Sipërmarrësja 28-vjeçare u krahasua drejtpërdrejt me aktoren franko-amerikane 26-vjeçare në një video që po qarkullon në TikTok, ku të dyja shfaqen me veshje shumë të ngjashme dhe poza pothuajse identike në selfie. Pamjet kanë mjaftuar që fansat të ngrenë dyshime dhe të ndezin debat online.

Lily-Rose Depp dhe Chalamet, 30 vjeç, kanë qenë në një lidhje për rreth një vit e gjysmë, pasi u njohën gjatë xhirimeve të filmit The King në vitin 2018.

Pas ndarjes, aktori vazhdoi jetën sentimentale me Kylie Jenner, me të cilën është në një lidhje prej afro tre vitesh.

Ndjekësit me “sy të mprehtë” kanë vënë re një sërë ngjashmërish mes dy grave, duke akuzuar Jenner se po frymëzohet më shumë sesa duhet nga ish-partnerja e Chalamet.

Një nga krahasimet më të komentuara lidhet me një paraqitje të Depp në vitin 2022, ku ajo u shfaq në një sfilatë të Chanel, e veshur me një crop top dhe fund të shkurtër blu pastel.

Në video, kjo pamje vihet përballë një daljeje të Kylie Jenner në vitin 2025, gjatë Javës së Modës në Paris, ku ajo kishte zgjedhur një veshje jashtëzakonisht të ngjashme nga e njëjta markë luksoze.

Krahasimet vazhdojnë edhe me imazhe të tjera. Një foto e Jenner nga viti 2025, e realizuar në një dhomë hoteli me grim të kuruar dhe flokë të stiluar në onde të lirshme, u vu përballë një imazhi të Lily-Rose Depp nga viti 2023.

Në të dyja rastet, fansat vunë re pamje glam pothuajse identike dhe poza që dukeshin si pasqyrim i njëra-tjetrës.

Debati u thellua edhe më shumë kur ndjekësit vunë re se të dyja kishin zgjedhur pamje të ngjashme edhe gjatë paraqitjeve të tyre në ceremoninë e Oscars në mars të vitit 2025.

Ndërsa disa e quajnë këtë thjesht një rastësi dhe pjesë të trendeve të modës, të tjerë janë të bindur se ngjashmëritë janë shumë të shumta për t’u shpërfillur.

Deri tani, as Kylie Jenner dhe as Lily-Rose Depp nuk kanë reaguar publikisht ndaj krahasimeve, duke lënë hapësirë që misteri dhe spekulimet të vazhdojnë./TAR

Top Channel

DIGITALB DIGITALB