Qumësht me baktere për bebet/ I rrezikshëm për shëndetin, por ‘Rossmann&Lala’ në Tiranë dhe Kosovë shiti 744 kuti

16/01/2026 19:49

Bebet e Kosovës dhe të Shqipërisë që i përkasin moshës nga 0-2 vjeç janë ushqyer me qumësht artificial pluhur të ngarkuar me baketerin bacillus cerus, që është tepër i rrezikshëm pasi tek foshnjat shkakton sëmundje gastrointestinale.

Burime për Top Channel konfirmojnë se në Shqipëri nga ky qumësht i rrezikshëm gjithsej janë shitur 580 kuti. Një alert i tillë tregon se siguria ushqimore në vendin tonë ka probleme serioze që nuk vijnë vetëm nga prodhimet e vendit por edhe ato të importit.

Bakteri ballicies Cerus, gjendet në 9 lloje qumështi pluhur Nestle që si datë skadence kanë vitin 2027. Sasia totale e  importuar e qumështit që helmon fëmijët është 1878, nga të cilat 744 kuti janë konsumuar nga foshnjat e vendit tonë dhe Kosovës. Ndërsa pjesa  tjetër është bllokuar dhe grumbulluar nga biznesi.

Qumështi me baktere është prodhuar nga kompania Nestle dhe në Shqipëri ky produkt i rrezikshëm tregtohej nga operatori i biznesit Rossmann Lala, i cili është i shtrirë në disa qytete të Shqipërisë. Alertin për këtë produkt e ka dhënë vetë kompania Nestle duke kërkuar heqjen e këtij qumështi nga raftet e dyqaneve Rosman Lala.

Top Channel bëri një vëzhgim në filialet e këtij biznesi në Tiranë në disa prej tyre në vendin e produktin shfaqej njoftimi

“Nestle po tërheq nga shitja, si masë paraprake. disa seri prodhimi të qumështit formulë BEBA posaçërisht: BEBA expert HA, BEBA expert Comfort+ dhe SE8A Supreme. Kjo tërheqje është një masë paraprake për shkak të dyshimit se një nga seritë e prodhuara mund të ketë prani të mikroorganizmit Bacillus Cereos”.

Por ky lajmërim nuk është në çdo dyqan Rossmann Lala, saktësisht ai mungon tek filiali i 9-katëshve ku ajo që duket është se ky produkt është hequr nga rafti, por prindërit nuk lajmërohen  që të ndalojnë së ushqyeri fëmijët me qumështin me baktere që shkakton diarre dhe të vjella.

Një tjetër shkelje që ka ushtruar subjekti Rossmmann Lala, është dhe mungesa e dokumentacionit të produktit që cilëson gjurmueshmërinë, për këtë arsye AKU  ka vendosur masën administrative me gjobë në vlerën totale prej 200 mijë lëkësh të reja. Ndërsa prindërve u është kërkuar ta kthejnë sërish mbrapsht produktin që vë në rrezik shëndetin e bebeve të porsalindura.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB