Pamjet që ndezën rrjetin/ Aktori Sean Penn shfaqet me partneren 34 vite më të re, çfarë po ndodh mes çiftit

16/01/2026 22:51

Aktori i njohur amerikan Sean Penn, 65 vjeç, është rikthyer në qendër të vëmendjes mediatike pas publikimit të disa pamjeve ku shfaqet krah të dashurës së tij, Valeria Nicov, e cila është 34 vite më e re se ai.

Çifti u fotografua teksa po bënte pazar në Santa Monica, por ajo që tërhoqi menjëherë vëmendjen e rrjeteve sociale nuk ishte vetëm diferenca e moshës, por edhe kontrasti i dukshëm në gjatësi mes tyre. Kaq mjaftoi që interneti të “ndizej” me komente ironike dhe kritike.

Duhet të jetë shumë i shkurtër”, “Ajo duket si vajza e tij”, “Çifti më i çuditshëm që kam parë”, “Më pëlqen një burrë që nuk është i kompleksuar”, janë vetëm disa nga reagimet që qarkulluan me shpejtësi në platforma të ndryshme.

I njohur për faktin se e mban jetën private larg syrit të publikut, Sean Penn nuk ka folur publikisht për lidhjen e tij me Valeria Nicov dhe nuk e ka përmendur atë në intervista.

Megjithatë, thashethemet për romancën e tyre nisën në shtator të vitit 2024, kur u panë së bashku në Madrid.

Konfirmimi i parë publik erdhi në nëntor, kur të dy u shfaqën në tapetin e kuq të edicionit të 21-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Marrakesh, ku Penn u nderua për arritjet e tij të jashtëzakonshme në kinematografi.

Sean Penn ka një histori të gjatë dhe të bujshme në jetën sentimentale. Ai ka qenë i martuar tri herë: me Madonnën nga viti 1985 deri në 1988, me Robin Wright nga viti 1996 deri në 2010, dhe me aktoren australiane Leila George, me të cilën u martua në vitin 2020 dhe u divorcua në vitin 2022.

Përveç martesave, mediat amerikane e kanë lidhur ndër vite edhe me emra të njohur si Charlize Theron, Scarlett Johansson dhe aktoren Olga Korotyaeva.

Pamjet e fundit tregojnë se, pavarësisht kritikave dhe zhurmës në rrjet, aktori vazhdon ta jetojë jetën e tij sipas rregullave të veta, edhe kur kjo zgjedhje ndez debat publik./TAR

Top Channel

DIGITALB DIGITALB