“Nuk jemi në pikën më të lartë sa ç’ishim pas zgjedhjeve”, Rama zbulon sondazhet e PS: Opozita është më keq se pas 11 majit

16/01/2026 19:37

Kryeministri dhe njëherazi kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, pranoi sot se sipas sondazheve të brendshme, socialistët nuk janë më mirë se sa ishin kur u mbajtën zgjedhjet vitin e kaluar.

Sipas tij, këto anketime kanë qenë gjithmonë të sakta dhe nuk e kanë zhgënjyer kurrë PS-në.

“Arsyeja pse ata nuk i voton askush, dhe arsyeja pse po të shikoni anketimet tona të brendshme të cilat asnjëherë nuk ka kanë lënë në baltë, edhe sot kur ne nuk jemi në pikën tonë më të lartë siç ishim menjëherë pas zgjedhjeve, ata janë edhe më keq seç ishin pas zgjedhjeve, ku sigurisht ata fituan por në fakt humbën”, tha Rama.

Deklaratat e liderit të maxhorancës u bënë në mbledhjen e parë të grupit të PS për këtë vit, ku Rama riktheu tezën e ndryshimeve kushtetueses dhe reduktimin e numrit të deputetëve në 101.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB