Arratisja e Altin Ndocit, arrestohet Indrit Cërloj, një ditë pasi u shkarkua nga drejtimi i burgut të Durrësit
16/01/2026 15:23
Një ditë pasi u shkarkua nga drejtimi i burgut të Durrësit, Indrit Cërloj është vënë sot në pranga.
Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raporton se policia ka zbatuar masën e ‘arrest me burg’, e dhënë nga Prokuroria pas arratisjes së të paraburgosurit me rrezikshmëri të lartë shoqërore Altin Ndoci.
Po ashtu është ndaluar edhe mjekja e burgut të Durrësit, Ylfete Sema, ndaj të cilës është dhënë masa ‘arrest shtëpie’.
Top Channel