Komisioni Europian për Top Channel: S’ka ngrirje fondesh për agjendën dixhitale të Shqipërisë
16/01/2026 18:07
Ditët e fundit, zyrtarë të opozitës kanë ngritur pretendimin se Komisioni Europian ka ngrirë fondet për agjendën dixhitale të Shqipërisë.
Përmes postës elektronike gazetari i Top Channel Muhamed Veliu pyeti Komisionin Europian nëse është marrë një vendim i tillë.
Një zëdhënëss i Komisionit Europian dha këtë përgjigje.
“Nuk ka pasur asnjë vendim të tillë për ndërprerjen e fondeve të marrë nga Komisioni. Nuk ka informacione të tjera që mund t’ju ndajmë në këtë fazë”.
Top Channel