“Kam dy të preferuar”/ Shakohoxha për BBV: Ju e keni njohur në një format tjetër Vrenozin, por ai është…

16/01/2026 08:58

I ftuar në emisionin “Big Brother Radio” me Atalanta Kërçykun dhe Edea Demaliajn ka qenë Dritan Shakohoxha.

Ish-komentatori sportiv ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me mënyrën se si e ka pritur imitimin që i ka bërë Stenaldo brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, atë të Big Brother VIP. Ai gjithashtu ka treguar edhe se cilin nga banorët e këtij edicioni ka më të preferuar dhe jo vetëm kaq…

Kam të preferuar, sigurisht që kam të preferuarin tim atë që më imiton mua padyshim. Ai ka qenë i preferuari im edhe kur bënte programin e tij në Top Albania. Tani në këtë periudhë jemi të gjithë gati për të thënë atë fjalinë që ku u bë VIP ky, por ndërkohë ai ka qenë VIP dhe ka pasur program në radio. Në Gjermani po ashtu nuk të merr njeri me mik.

Ai theksoi më tej se:

Banori i parë i preferuar ishte Vrenozi, Stenaldo duke qenë që është akoma aty është i pari. Dy të preferuarit e mi në fakt nuk janë më. Ata ishin Vrenozi dhe Sabina, te pjesa e sporti jam unë gjithmonë. Sabina ishte gazetare sporti prej gjithë jetës ndërsa Vrenozin ju e njihni në një version tjetër, por unë dhe një pjesë shumë e madhe e njohin edhe si pjesë të futbollit. Personazh, më erdhi shumë keq që doli. /TAR

Top Channel

DIGITALB DIGITALB