Formula 1/ Kthim në kohë për Red Bull, makina RB22 me shasi të frymëzuar nga e kaluara
Riccardo Adami nuk do të jetë më inxhinier i pistës së Leëis Hamilton. Lajmi prej kohësh po qarkullonte në media, por vetëm këtë të premte u komunikua zyrtarisht nga skuderia e Maranellos nëpërmjet një deklarate zyrtare për shtyp. Gjithsesi, Adami do të mbetet te Kokëkuqja italiane, por do të ketë një tjetër rol; do të jetë në Akademinë e Pilotëve të Ferrarit
Komunikata-‘Ferrari bën të ditur se Riccardo Adami ka marrë. një rol të ri brenda Akademisë së Pilotëve të Ferrarit si ‘Scuderia Ferrari Driver Academy and Test Previous Cars Manager’, ku ai vë në dispozicion eksperiencën e tij të madhe në pistë dhe kompetencën në Formula 1 në mbështetje për zhvillimin e talenteve të reja dhe të përforcimit të kulturës së performancës brenda programit-lexohet në komunikatë-Ferrari dëshiron të falenderojë Riccardo për impenjimin dhe kontributin në rolin e tij në pistë dhe i uron çdo sukses në pozicionin e tij. Emërimi i inxhinierit të ri të pistës për makinën me nr.44 do të njoftohet në kohën e duhur’
Dhjetë vjet me Ferrarin-Pasi u largua nga Toro Rosso në 2015, Riccardo Adami u bë pjesë e Ferrarit ku gjithnjë ka mbuluar rolin e inxhinierit të pistës. Më parë ai ka punuar me 4 herë kampionin e botës, Sebastian Vettel dhe më pas edhe me Carlos Sainz nga 2021 deri në 2024. Në 2025 u konfirmua për të qenë përkrah Leëis Hamilton, rol që nuk do ta mbulojë në sezonin e ardhshëm
Top Channel