Oracle Red Bull Racing bëri prezantimin e RB22, që këtë vit do të jetë me njësi fuqie te motorit të markës Ford. Eventi u zhvilluar në Michigan Central Station të Detroit në SHBA. Shasia e makinës që do t’iu besohet Max Verstappen, 4 herë kampionit të botës dhe Isack Hadjar, është frymëzuar nga vitet e para të skuderisë në botërorin e Formula 1 dhe në të bie në sy boja e sipërfaqes që kthehet ajo e shkëlqyeshmja e vitit të kaluar me logon Red Bull të kufizuar me ngjyrë të bardhë dhe me një tonalitet të ri të ngjyrës blu.

Padyshim që sekretet e RB22 mbeten nën karrocerinë e makinës dhe versioni përfundimtar i njëvendëshes së Red Bull do të zbresë në pistë vetëm në sesionin e fundit të  testeve parasezonale që do të mbahen në 18-20 shkurt në Bahrein

‘E adhuroj shasinë e re dhe mendoj se do të dallojë në pistë këtë vit-tha Max Verstappen- tonaliteti shkëlqyes është i bukur, ka një pamje retrospektive; ngjyra është me të vërtetë e guximshme, më pëlqen shumë. Kam mbetur vërtet i surprizuar nga ky ndryshim. E gjithë pamja e jashtme më sjell në mendje shumë kujtime të bukura kur sapo nisa karrierën në Formula 1 dhe gjithçka ishte shumë e re. Jam entuziast që do të drejtoj një makinë me një pamje krejt tjetëe. nuk jam i sigurr nëse mekanikët do të jenë të lumtur me kohën që do të dojë për ta mbajtur atë të pastër. Por do të jetë shumë elegante dhe e bukur për ta parë në aksion. Sigurisht, gjithçka  është akoma pak e panjohur. Ndryshimet janë të rëndësishme si për njësinë e fuqisë së motorit ashtu edhe për makinën.Ne pilotët do të kemi nevojë për pak kohë për t’u përshtatur. Ja sepse është e rëndësishme për të bërë shumë xhiro në teste, për të optimizuar  gjithçka në mënyrën më të mirë të mundshme. Motivimi është shumë i madh, të gjithë janë gati dhe shumë entuziastë për të nisur këtë kapitull të ri, edhe unë’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB