Gjykata Supreme e SHBA-së rrëzoi tarifat e Trump, presidenti nënshkruan urdhër ekzekutive taksë 10% ndaj të gjitha shteteve
Një delegacion ukrainas është nisur drejt Shteteve të Bashkuara për bisedime të reja mbi paqen, në kuadër të përgatitjeve për Forumin Ekonomik Botëror që do të mbahet javën e ardhshme në Davos.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky shprehu shpresën se garancitë e sigurisë nga SHBA-ja do të nënshkruhen gjatë takimeve në Davos.
“Shpresoj që garancitë e sigurisë së SHBA-së të nënshkruhen në Davos”, deklaroi ai gjatë një konference për shtyp të përbashkët me presidentin çek, Petr Pavel.
Sipas raportimeve, Zelensky theksoi se Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara nuk ndajnë gjithmonë të njëjtat qëndrime për disa çështje, por e cilësoi këtë si të kuptueshme.
“Nuk jemi gjithmonë në të njëjtën anë për disa çështje. Kjo është e kuptueshme, sepse unë mbroj interesat e shtetit tonë”, tha ai, duke shtuar se megjithatë bashkëpunimi me Uashingtonin ka qenë “shumë i mirë”.
Ai bëri të ditur se Kievi pret që dokumentet që lidhen me garancitë e sigurisë dhe të ashtuquajturën “Paketë e Prosperitetit” të nënshkruhen gjatë takimeve në Davos, në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror.
Top Channel