Rekordi historik i Bayern Munich, Kompany: Unë nuk mendoj e flas për rekorde, gjithçka është prej djemve…
Pritjes së gjatë të Jamal Musialës i erdhi fundi. Futbollisti i përfaqësueses gjermane u rikthye të jetë pjesë e skuadrës së Bayernit të Mynihut pas 6 muajsh mungesë për një dëmtim të rëndë të pësuar në ndeshjen ndaj Paeis Saint Germain në Botërorin e Klubeve të vitit të kaluar. Kthimi i Musialës do të jetë këtë të shtunë në ndeshjen ndaj Leipzig dhe padyshim e ka gëzuar shumë trajnerin Vincent Kompany.
‘Nëse sot gjithçka shkon mirë, plani është që të jetë me ne. Është diçka e mirë për të dhe një lajm i mirë-deklaroi Vincent Kompany përpara seancës së fundit stërvitore të kësaj të premteje
Në të njëjtën kohë trajneri belg konfirmoi se pret që të ketë edhe Joshua Kimmich dhe Alphonso Davies, ndërkohë që pranoi problemet në krahun e djathtë për shkak të mungesave të Konrad Laimer, Josip Stanisic dhe Sacha Boey. Përsa i përket mundësisë që Kimmich të luajë sërish në pozicionin e tij të dikurshëm, Kompany tha: ‘Çdo gjë është e mundur, çdokush mund të jetë i nevojshëm’. Gjithsesi fokusi i tij ishte te Musiala, kthimi i të cilit është menaxhuar në mënyrën më të kujdesshme të mundshme që nga momenti kur ai iu bashkua grupit përpara periudhës së Krishtlindjes.
Kompany foli për gjendjen shpirtërore të mesfushorit ofensiv duke pohuar se po del nga një tunel i errët, por që sjell shumë energji pozitive. Po kështu trajneri i kampionëve të Gjermanisë shpjegoi edhe planet që ka për të dhe Davies teksa shfaqi dëshirën për t’i mbrojtur duke pohuar se ata nuk duhet të jenë vendimtarë në ndjeshje dhe se bëhet fjalë për një integrim të mirë, ofrimin e një rendimenti të mirë dhe afrimit pak nga pak formës optimale. Me fjalë të tjera janë blerjet më të mira të Bayernit në merkaton e janarit.
Top Channel