Alternime vranësirat në pjesën më të madhe të territorit, parashikimi i motit për këtë të premte

16/01/2026 07:09

Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura në pjesën më të madhe të territorit, pas orëve të mesditës mot me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Në veriperëndim – perëndim, pjesërisht në qendër dhe në ekstremin jugor në orët e mëngjesit deri në orët e mesditës reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët të karakterit lokal. Mjegull /mjegullinë përgjatë zonave luginore në orët e mëngjesit e të mbrëmjes.
Era do të fryjë me drejtim verilindje– juglindje, me shpejtësi mesatare 5 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 9 m/s..
Valëzimi ne det do te jetë i forcës 1-2 ballë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB