Shtyhet gjyqi i të arratisurit Altin Ndocit, i akuzuar në dosjen “Plumbi i artë”

15/01/2026 15:14

Arratisja e Altin Ndocit i jep efektet edhe tek gjyqi i themelit njohur si Plumbi i Artë, me të penduar Nuredin Dumanin, Erjon Alibej dhe Skerdi Tase.

Seanca që ishte planifikuar më herët u shty mbasi gjatë Apelit gjykata lexoi një shkresë të drejtorisë së burgjeve që njoftonte se i burgosuri ishte arratisur. Në këtë proces 38-vjeçari është nën akuzë për vrasjen e Andi Zylyfit. Mbas konstatimit të mungesës së tij edhe avokatët edhe prokurorët kërkuan që gjykata e posaçme të informohet nga policia e shtetit për shpalljen në kërkim të tij dhe të vendoset në dispozicion e dhëna që Altin Ndoci është arratisur. Përpara se gjykata të pranonte kërkesën avokati I tij   ironizoi kërkimet

Për një dosje të mëparshme Ndoci ka marrë katër pafajësi për vrasjet e Viktor dhe Besmir Haxhisë, Dorian Shkozës dhe Anxhelo Avdisë, ndërsa një dosje e tretë e lidh atë organizatën e Çopjave në të cilën i adresohen akuza të tjera për vrasje.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB